Bebe Rexha suprizohet nga 11-vjeçari në “Billboard Awards”
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “Billboard Awards”, ku ishin të pranishëm shumë yje botërore nuk mund të mungonte dhe Bebe Rexha. Teksa po jepte një intervistë për Billboard, 28-vjeçarja u befasua nga një vogëlush i quajtur Mason Ramsey, i njohur për vokalin e tij tipik nga Teksas.
Ky i fundit me kërkesë të prezantueses në tapetin e kuq filloi të këndojë një këngë të shqiptares, e cila gjë e befasoi këndshëm Rexhën. “Kur Mason Ramsey e këndon më bukur se unë këngën time”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram.