Disa “sekrete” nga jeta personale e bukuroshes Dajana Gudiç…
Modelja Dajana Gudiç, e cila numëron rreth 550,000 ndjekës në Instagram, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Maxim” ka dhënë detaje mjaft interesante për jetën e saj personale por pa anashkaluar edhe atë profesionale
Ajo ka lindur në Sarajevë, Bosnjë dhe është zhvendosur në Ohajo kur ka qënë 14 vjeç. Në moshën 15-vjeçare ajo ka filluar si shitëse në një dyqan dhe më pas nga pronari i erdhi oferta për të reklamuar modelet e koleksionit të ri. Aty filloi gjithçka.
Gjithashtu Dajana ka luajtur një rol tek filmi “All-Star Weekend”, me Eva Longoria dhe Jamie Foxx. Në vijim të bisedës Dajana ka treguar se që një mashkull të tërheqi vëmendjen e saj, duhet të jetë inteligjent, gazmor dhe mjaft punëtor. Ajo dëshiron të frymëzohet nga personat që e rrethojnë sepse nëse ata nuk i shtojnë asgjë jetës së saj atëherë asaj nuk i interesojnë. Dajana është njeri shumë i drejtpërdrejtë dhe nëse dikush do ti interesonte da i’a thoshte direkt.
Gudiç adhuron së tepërmi darkat romantike dhe ajo vlerëson së tepërmi një person të ndershëm dhe të respekueshëm dhe i kushton vëmendje mënyrës si i trajton të tjerët.
E pyetur nëse është njohur me ndonjë person prej rrjeteve sociale ajo shprehet se ka njohur miq shumë të mirë. Në dhomën e gjumit ajo adhuron gjumin dhe sipas saj mashkulli që do të fitojë zemrën e saj duhet të evitojë gërhitjen.
Në fund të intervistës e pyetur për kënaqësinë e saj më të guximshme ajo shprehet se është çokollata, i konsumon ato çdo ditë dhe është e befasuar si vazhdon të ketë ende dhëmbë.