Lajme

22 May 2018

Njihuni me kushëririn e pashëm dhe single të princ Harry-t

Nëse dasma mbretërore gjatë fundjavës ka krijuar tek ju dëshirën për t’u martuar, ne kemi disa lajme të mira për ju. Princi William dhe Harry kanë një kushëri, i cili padyshim do tërheqë vëmendjen tuaj dhe sipas të gjitha llogarive ai është single.

Bëhet fjalë për Louis Spencer, djalin 24-vjeçar i cili është nipi i Princeshës Diana dhe njëkohësisht trashëgimtari i pasurisë së babait të tij. Ai habiti me pamjen e tij tek dasma mbretërore teksa ishte i shoqëruar së bashku me nënën e tij, Victoria Aitken dhe motrat e tij, Kitty dhe Eliza Spencer.

Në rast se do të pyesnim se nga Louis ka trashëguar pamjen e tij atraktive mjafton të kujtojmë se nëna e tij Victoria ishte një modele para se të martohej me Charles Spencer dhe motra e tij e ka qënë pjesë e Dolce dhe Gabbana.

Ndërsa ai mund të jetë i pamartuar, duket sikur tashmë dikush i ka propozuar atij zyrtarisht. Disa kohë më parë Nicki Minaj ka postuar një foto së bashku me Louis me mbishkrimin: “Shikoni foton e dasmës sonë”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com