Tashmë është zyrtare! Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam pjesë e himnit zyrtar të Kupës së Botës 2018
Will Smith po rikthehet në muzikë, duke u bërë pjesë e himnit zyrtar të Kupës së Botës 2018 së bashku Nicky Jam dhe këngëtaren Era Istrefi. Kënga do të lançohet në 25 maj dhe do të realizohet nga Diplo.
Smith është një pop-reper i suksesshëm ndërsa Nicky Jam është një nga yjet më të mëdhenj të Amerikës Latine. Kënga e tij e fundit është dëgjuar pothuajse 800 milion herë në YouTube, ndërsa hitet e mëparshme si El Amante dhe El Perdón kanë mbi një miliardë secila.
Istrefi është një yll në rritje, kënga e së cilës “BonBon”, ishte një hit në të gjithë Evropën në 2016 dhe ajo gjithashtu ka punuar me reperin French Montana. Kënga zyrtare e Kupës së Botës zakonisht bëhet në ceremoninë e hapjes ose mbylljes.