Njihuni me moderatoren seksi që tërhoqi vëmendjen e Ledrit dhe jo vetëm…
Ai është reperi më i pëlqyer nga të gjithë, me një numër të madh të fanseve femra të cilat nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë për të përmes postimeve, komenteve në rrjetet sociale. Së fundmi, “dashuria” e gjithë vajzave ka dhënë një intervistë për Tema Tv ku përveç detajeve interesante nga jeta e tij profesionale është ndalur edhe tek jeta e tij private. I pyetur nga moderatorja Antoneta Koci, se cili është personi i zemrës, Ledri ka hezituar të përgjigjet duke e lënë gjithçka në pikëpyetje. Por duket se bukuria dhe sensualiteti që e karakterizon moderatoren nuk ka kaluar pa u vënë re nga Ledri, i cili mes të qeshurash nuk ka hezituar ta “ngacmojë” atë. Por cila është prezantuesja që tërhoqi vëmendjen e reperit? Ajo quhet Antoneta dhe moderon emisionin “Intervista ViP” në Tema Tv dhe përpos elekuencës dhe thjeshtësisë së saj në prezantim tërheq vëmendjen edhe me pamjen e saj. Më poshtë keni disa foto të shkëputura nga profili i Instagramit të saj si edhe videon gjatë intervistës.