Emina Cunmulaj sapo solli në jetë një vajzë
Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Bukuroshja e cila është e martuar me afaristin amerikano-iranian, Sam Nazarian ka sjellë në jetë një vajzë. Çifti ka vendosur ta pagëzojë princeshën e tyre me emrin Mia Soraya Nazarian. Ka qënë Emina, e cila ka postuar në rrjetet sociale foton e ëmbël shoqëruar edhe me mbishkrimin:
“Kush e udhëheq botën?!! Vajzat. Mirëserdhe vajza ime. Nëna, babai dhe Ella Faria të duam shumë”.