Lajme

24 May 2018

Anxhela Peristeri rreh dy greke sepse i shanë Shqipërinë

Këngëtarja Anxhela Peristeri e ftuar në “Top Show Magazine” ka folur ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së saj në Greqi. Anxhela rrëfeu se për 6 muaj ka punuar me Eleni Fourieran, këngëtaren shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovizion. Ndryshe nga Eleni, e cila fillimisht e kishte mohuar origjinën shqiptare për t’iu shmangur paragjykimeve raciste të grekëve, Anxhela dëshmoi që ajo jo vetëm që nuk e kishte mohuar origjinën e saj, por e kishte mbrojtur me forcë.

Ajo u shpreh sepër këtë gjë ka rrahur edhe 2 greke. Fillimet e mia në shtetin fqinj ishin të këqija pasi gjithmonë paragjykohesha që isha shqiptare. Në një moment thjesht më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë”, është shprehur këngëtarja.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com