Pas “Ma cherie” Butrint Imeri paralajmëron projektin e rradhës
Edhe pse kanë kaluar vetëm disa javë nga videoklipi i fundit muzikor i Butrint Imerit, “Ma cherie” këngëtari i njohur ka paralajmëruar këngën e re. Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, teksa këtë e tregojnë edhe shifrat e larta të klikimeve në kanalin YouTube.
Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet shumë i lumtur për suksesin e “Ma Cherie”, teksa ka paralajmëruar edhe projektin e ri. “Mëngjesi nuk ka si fillon më mirë se sa me e pa që #MaCherie tashmë ka kaluar mbi pesë milion shikime në vetëm një javë nga publikimi. Ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues të gjithë juve dhe bashkëpunëtorëve per suksesin e ri qe kemi arritur”, ka shkruar Butrint bashkëmgjitur postimit të tij.
Xhirimet për klipin e këngës së re, Butrinti është duke i realizuar në Tajlandë, dhe klipi pritet të jetë i gatshëm për fansat në fillim të sezonit veror.