Nuk është aq e thjeshtë siç dukej, Meghan Markle fillon një kurs intensiv 6-mujor si të jetë një princeshë e vërtetë
Tashmë që Meghan dhe princi Harry janë të martuar ka ardhur koha që Mehgan të fokusohet tek puna për t’u shndërruar në një princeshë të vërtetë. Por askush nuk mund të jetë një Dukeshë pa marrë leksione për mënyrën se si funksionon të qenurit pjesë e familjes mbretërore. Për këtë, Meghan do të fillojë një kurs intensiv gjashtë mujor sipas protokollit mbretëror.
Mbretëresha ka zgjedhur një nga ndihmëset e saj për t’iu dedikuar Meghan-it për gjashtë muajt e ardhshëm dhe mënyrës se si ajo të sillet si një anëtare e denjë e familjes mbretërore. Personi të cilit i është besuar kjo detyrë është Samantha Cohen. Për më tepër, raportohet se ajo po shpërngulet nga Buckingham Palace për në Kensington Palace për këtë detyrë të re.