Miriam Cani ndryshon look dhe duket mjaft e ëmbël
Flokët me një gjatësi mesatare të stilit Bob kanë kohë që janë kthyer në një trend të padiskutueshëm. Këtij trendi duket se nuk i ka rezituar dot as këngëtarja Miriam Cani, e cila ka guxuar shumë me modelin e saj të ri të flokëve.
Me një foto të postuar në Instagramin e saj ajo shfaqet me flokët e verdhë të prerë. Miriamin nuk e kemi parë kurrë me flokë kaq të shkurtra dhe duhet thënë se e bëjnë të duket mjaft e ëmbël.