Dua Lipa realizon sot performancën më të rëndësishme të karrierës
Superylli shqiptar, Dua Lipa, është shprehur optimiste para finales së Ligës së Kampionëve.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore u shpreh për mediat para duelit të madh final të garës më prestigjioze të futbollit evropian.
Ajo ka paralajmëruar një performancë të pa parë më herët prej saj në stadiumin e Kievit në Ukrainë.
“Jam shumë e entuziazmuar”.
“Kemi bërë shumë prova dhe edhe pse stadiumi është krejt i zbrazët, më tmerron ideja që do jem aty sepse ende nuk e di se si do ndjehem pranë mijëra shikuesve në stadiumin, e miliona shikuesve në shtëpi”.
“Performanca është ndër më të mëdha të që kam bërë ndonjëherë dhe ka shumë vajza që do kërcejnë me mua”, ka thënë Dua.
Finalja e Ligës së Kampionëve dhe ceremonia hapëse fillojnë nga ora 20:00 ditën e sotme (e shtunë).