Gerard Pique publikon videon që hedh poshtë çdo spekulim për ndarje me Shakirën
Thashethemet për një ndarje mes çiftit Gerard Pique dhe Shakirës qarkullojnë prej javësh në mediat spanjolle. Sipas tyre shkaku është tradhëtia e Pique me ish- të dashurën e tij. Dyshimi rritet sepse asnjëri prej të dyve nuk ka deklaruar asgjë lidhur me këto thashetheme.
Por duket se ka ardhur momenti që ata të tregojinë diçka dhe futbollisti i njohur sapo u tregoi të gjithëvë se nuk ka asgjë të vërtetë mbi këtë lajm. Ai ka postuar një video në Instagram ku duket i biri,Sasha teksa kërcen në provat e koncertit të së ëmës dhe pak më larg është Shakira teksa bën prova.
“Në prova! Shakira dhe Sasha”, shkruan Pique bashkëngjitur videos së postuar.