Nora dhe Era Istrefi së bashku në studion muzikore, po vjen ndonjë bashkëpunim?
Një foto e publikuar në rrjetin social Instagram ku shihet Nora dhe Era Istrefi në studion e producentit Mixey ngriti dyshime tek fansat për një bashkëpunim të mundshëm midis tyre. Por ashtu sikurse bëhet e ditur Nora është duke punuar për këngën e saj të re që do të publikojë së shpejti. Ky projekt do të vijë pas bashkëpunimit me reperin Gjiko në këngën “Gabime”. Ndërkohë, Era ka qenë këto ditë kryefjala e mediave sespe ajo do të këndojë himnin e kampionatit europian të futbollit së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.