Era Istrefi rrezikon performancën në hapjen e botërorit
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam publikuan këngën zyrtare të Botërorit “Live it up”. Teksa u mendua se gjërat ishin duke ecur mirë për Erën kanë filluar të dalin dhe pengesat e para.
Këngëtarja shqiptare rrezikon të humbasë performancën në hapjen e Botërorit, për shkak të vizës në Rusi. Vitin e kaluar, Era Istrefi ishte ndër artistet ndërkombëtare të ftuara në një prej organizimeve më të mëdha të muzikës në kontinent, festivali Europa Plus. Por, fatkeqësisht, nuk mundi të ngjitej në skenën e Moskës krah artistëve të tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha, apo Arilena Ara, për shkak se nuk siguroi dot vizën.
Në pikëpyetje mbetet edhe performanca në Botëror. Lajmin e konfrimoi edhe mamaja e këngëtares shqiptare, e cila deklaroi se vajza e saj duhet të kthehet në Shqipëri për tu marrë me vizën ruse. “Tani duhet të merremi me vizën e Rusisë. Erës i duhet të kthehet në Shqipëri dhe në Kosovë për t’u marrë me to”, është shprehur mamaja e këngëtares.