Aktori Vin Diesel diplomohet pas 30-vitesh
Aktori i “Fast and Fourios”, Vin Diesel iu dha titulli PhD nga Hunter College në New York, pothuajse 30 vjet pas braktisjes së universitetit. Diesel braktisi universitetin dhe diplomimin në gjuhën angleze pas tre vjetësh, me shpresën për tu bërë aktor.
Aktori 50-vjeçar kishte veshur një mantel tradicional. Ai e shoqëroi veshjen me pantallona ngjyrë të lehta, çizme të errëta dhe kishte një palë syze dielli të errëta. Gjatë fjalimit foli për ndikimin e qëndrueshëm që kishte kolegji në jetën e tij.
“Ndërsa isha në Hollywood, gjithmonë e kisha këtë krenari të Kolegjit Hunter. Unë do t’i thoja të gjithëve se kam mësuar dhe kam marrë shumë përvoja në Kolegjin Hunter”. Ai foli edhe për mungesën e diversitetit në Hollywood dhe ndikimin që kishte në një fëmijë shumëkulturor si ai.
‘Ne jemi breshëri. Ne mund të kapërcejmë çdo gjë. Ju mësoni këtu dhe këtë dituri e shpërndani në botë”. Dhe ne të gjithë e dimë se si doli kjo. Diesel vazhdoi të arrijë sukseset e njëpasnjëshme në Hollywood, duke u shfaqur në filmat “Fast and Furious”, “The Chronicles of Riddick” dhe shumë filma të tjerë.