Lajme

01 June 2018

Pasi u përfol se Rita Ora është biseksuale reagon ish- i dashuri i saj James Arthur

Ish-i dashuri i Rita Orës, këngëtari James Arthur ka reaguar për herë të parë për lajmet e shumëpërfolura ndaj orientimit seksual të Ritës. Ai është shprehur se nuk e çudit fakti që 27-vjeçares i pëlqejnë edhe femrat.

Për “The Sun” këngëtari është shprehur se: “Unë i respektoj njerëzit që hedhin dritë dhe ngrihen në këmbë për komunitetin LGBT, kjo është një gjë e mrekullueshme. Nëse kjo është ajo që është dhe jo një përpjekje për publicitet, atëherë luani mirë. Shumicën e vajzave që i njoh janë të dashuruara pas femrave. Kjo nuk është diçka e pazakontë në vitin 2018. Rita tha ‘putha një vajzë’ nuk më habit ky fakt. Kjo është e mrekullueshme”.

James gjithashtu foli për preferencat e tij seksuale duke thënë se nuk është biseksual, por as homoseksual.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com