Gjiko dhe Elita shijojnë pushimet në shoqërinë e njëri-tjetrit, reperi tregon anën e tij romantike
Gjiko ka filluar pushimet e tij në prag të turneut të tij të ngarkuar veror.
Edhe pse shumë i angazhuar me projekte dhe me një agjendë të ngjeshur me koncerte, Gjiko ka gjetur kohë për të pushuar me të dashurën e tij.
Në imazhet e publikuara në Instagram ai shfaqet në një anije teksa shijon në maksimum motin e mirë.
“Ndonjëherë duhet të kërcesh dhe ta marrësh”, është shprehur Gjiko në këtë postim. Në foton e postuar pak më vonë, reperi shfaqet me Elitën, teksa i ka bashkangjitur një dedikim shumë të bukur. “Dashuri është kur lumturia e partneres është më e rëndësishme se e jotja”- është shprehur Gjiko duke na treguar kështu anën e tij romantike.