Lajme

03 June 2018

Rihanna i jep fund romancës me miliarderin, arsyeja… është lodhur nga meshkujt

Ditët e fundit e gjithë media rozë është shndërruar në një zhurmues rreth Rihanna-s e cila mendohet se është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hasaan Jameel.

Burime për “Media Take Out News” ka raportuar tek revista “Elle” se ky vendim u mor nga këngëtarja 30-vjeçare vetëm sepse ajo ndonjëherë lodhet nga meshkujt dhe dëshiron privatësinë e saj.

Ndarja e papritur duket se e ka lënë zemërthyer biznesmenin ndërkohë që për herë të fundit ata janë fotografuar bashkë në muajin janar.

Rihanna dhe Jameel e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre diskrete duke mos postuar asnjë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe po të mos ishte për paparacët ajo nuk do të kishte ekzistuar kurrë në syrin e publikut.

Vetëm pak javë më parë këngëtarja e hitit “Lemons” e konfirmoi lidhjen e saj në një intervistë për revistën “Vogue” dhe thashethemet për këtë ndarje i kanë habitur të gjithë pasi ajo shfaqej shumë e lumtur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com