Lajme

03 June 2018

Adelina Ismaili e lumtur krah partnerit të saj, tregon dashurinë për të

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri “T’iqja”.

Ndërkohë është shumë e përkushtuar në jetën e saj të përditshme, veçanërisht pas bashkëshortit të saj, Valit, dhe djalit të tyre të vogël, Uliksit. Së fundmi, diva ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të ëmbël, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj. Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të kuq shumë elegant, teksa jo me më pak shkëlqim dukej edhe Vali i veshur me një kostum të zi.

Këngëtarja i ka bërë një dedikim të sinqertë dashurie më të shtrenjtit të saj në përshkrimin që i ka lënë fotografisë. “Ti je arsyeja e lumturisë time. Të dua”, janë fjalët e Adelinës për bashkëshortin e saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com