Rita Ora pas spektaklit të dhuruar në sheshin “Skënderbej” falenderon fansat për mikpritjen
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur një koncert gjigant ditën e djeshme në Tiranë. Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të parë nga afër interpretimin e artistes shqiptare.
Ajo këndoi për ta hitet e saj më të mëdha të karrierës, ndërsa në një nga momentet më të veçanta ekzekutoi vallen e Rugovës bashkë me valltarët e saj. E impersionuar me mikëpritjen që i është bërë në kryqytetin shqiptar, Ora ka vendosur që t’i falënderojë fansat në rrjetin social Instagram.
Ajo ka publikuar disa fotografi të realizuara gjatë koncertit, në mbishkrimin e së cilës ka falënderuar 250 mijë personat e pranishëm në koncert.
“Të gjithë ju 250.000, ju falënderoj për shfaqjen sonte. Ju mund të jeni kudo në botë dhe keni qenë atje me mua! Gjithsecili që ndihmoi në ngritjen e kësaj shfaqje, së bashku me Erion Veliajn dhe sponsorët. Unë kalova kohën më të mirë ndonjëherë. Verona është destinacioni i radhës”, ka shkruar Ora në Instagram.