Një tjetër hit? Genc Prevlukaj dhe NRG Band paralajmërojnë bashkëpunimin e tyre
Reperi i njohur, Genc Prelvukaj dhe grupi NRG Band duket se kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e ri muzikor. Kënga e re e tyre duket se ka përfunduar dhe kanë nisur xhirimet e klipit.
Është vet Genci ai që ka konfirmuar projektin e ri, i cili pritet të bëhet hit. Për NRG Band ky është një rikthim pas hitit “Harrom”, një baladë që pati sukses të madh.
Duke ditur suksesin e tyre me këngët e mëparshme, kënga e tyre e re mezi po pritet nga ana e fansave.