Lajme

04 June 2018

Futbollisti Elis Bakaj i jep fund beqarisë

Futbollisti shqiptar i skuadrës Shakhtyor Soligorsk, Elis Bakaj i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë pas 6 vitesh lidhje me modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.

Ceremonia madhështore u mbajt në ambientet e një hoteli në kryeqytet, në praninë e 200 të ftuarve.
Mes shqiptarëve spikatën kapiteni i Tiranës Erando Karabeci, kapiteni i Kukësit Ylli Shameti, mbrojtësi i Partizanit Renaldo Kalari dhe ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Vllaznisë Endri Vrapi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com