Dëshirat e një bukurosheje si Taylor Howard-i
Ju me siguri e keni parë fizikën e përsosur të Taylor Howard-in dhe buzët e saj të plota tek Guess dhe Kylie Cosmetics. Jo më kot ajo ka 41,600 ndjekës në Instagram.
Kushdo do kishte dëshirë të njihte edhe më tepër bionden joshëse. Për “Maxim” Taylor ka rrëfyer disa prej “sekreteve” të saj.
Mos mendoni se është e thjeshtë të tërheqësh vëmendjen e saj. Një mashkull i veshur bukur, me një sens të fortë humori, tepër kofident dhe inteligjent nuk do i shpëtonte syrit të saj vigjilent. Kjo edhe për faktin se asaj nuk i pëlqen të luajë lojra apo të flirtojë për një kohë të gjatë me dikë.
Një darkë e këndshme shoqëruar me një bisedë të mrekullueshme sipas saj është perfekte në takimin e parë.
Një modele bukuroshe si Taylor ndjehet edhe më seksi në një veshje të ”nxehtë”, pas dushit ose kur është në një gjendje të mirë pasi ka dëgjuar Miguel, The Weeknd.
Ajo njihet për postimet e shumta në rrjetet sociale por ajo pjesë e trupit që i pëlqen ta evidentojë së tepërmi janë buzët.
Njëkohësisht ajo preferon që në dhomën e gjumit të shfaqet romantike sepse kjo gjë e relakson së tepërmi. Taylor nuk do preferonte në dhomën e saj një person të çrregullt apo jo shumë të pastër.
Nëse po pyesni për fantazinë e saj më seksi ne po jua themi: “Howardi adhuron seksin në plazh. Njëkohësisht ajo ka dhe kënaqësi të ndaluara dhe që për të janë: çokollatat dhe picat.