Pas koncertit në Shqipëri, Rita Ora e “djeg” në Itali
Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë shkëlqeu gjatë fundjavës në koncertin e mbajtur para publikut shqiptar në Tiranë.
Me të përfunduar paraqitjen në kryeqytetin shqiptar, 27-vjeçarja ka udhëtuar drejt shtetin italian.
Edhe në qytetin e Veronës ka pasur një paraqitje fantastike teksa u vlerësua për veshjen setër e pantolla.
“Unë të dua Dolce&Gabbana. Ju falënderoj për këtë kostum mahnitës sonte”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në llogarinë personale në Instagram.