Nëna e Rita Orës më shumë se krenare për vajzën e saj
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, dhuroi spektakël dhe emocione mbrëmjen e së dieles në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë. Me mijëra njerëz e ndoqën nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës.
Për koncertin e Ritës në Tiranë ka reaguar edhe nëna e këngëtares, Vera, e cila ka bërë një postim në llogarinë e saj të Instagramit.Ajo ka postuar një foto vërtet të veçantë, ndërsa shkruan:
“Kjo është një foto e botës, qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Ritës”.
Pas Tiranës, Rita u nis menjëherë drejt Veronas për të vazhduar me agjendën e performancave për fansat e saj anembanë botës.