Samanta Karavella paralajmëron këngën e re “Kush Jam”
Këngëtarja Samanta Karavella ka gati klipin e ri. Diçka të tillë e ka paralajmëruar vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Ajo që bie në sy është look-u i këngëtares.
E veshur me një jumpsuit në ngjyrë të kuqe, Samanta duket shumë ekstravagante. Klipi i ri muzikor titullohet “Kush Jam” dhe tashmë, xhirimet kanë përfunduar. Me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst të Fifit, Samanta pritet të sjellë hitin e verës.
Aktualisht Samanta ndodhet me pushime në Barcelonë, nga ku ka publikuar disa foto dhe video.