Lajme

07 June 2018

Kim Kardashian bind Donald Trump, presidenti liron 63-vjeçaren e dënuar me burgim të përjetshëm

Një gjyshe 63-vjeçare e dënuar me burgim të përjetshëm për drogë është liruar nga burgu pasi u fal nga Presidenti Donald Trump. Alice Johnson vrapoi në lot drejt familjes së saj pasi doli nga burgu në Pickens County, Alabama.

Rasti i saj u përhap kur Kim Kardashian West, e cila ka lobuar për lirimin e saj, u takua me z. Trump javën e kaluar. Shtëpia e Bardhë tha se Johnson ishte një e burgosur ‘model’ dhe kishte punuar shumë për të rehabilituar veten.

Ajo u burgos në vitin 1996 së bashku me 15 persona të tjerë për pjesëmarrjen në një rrjet të shpërndarjes së kokainës dhe u dënua me akuza për drogë dhe pastrim të parave në Tennessee.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com