Shakira dhe Pique kalojnë momente të frikshme, hajduti hyn në shtëpinë e tyre
Çifti i famshëm, Shakira dhe Pique janë përballur së fundmi me një situatë tejet të vështirë. Ndërkohë që Shakira dhe Pique ishin në Cologne të Gjermanisë, për koncertin e këngëtares, dikush hyri në shtëpinë e tyre për të vjedhur. Kur u kthyen në shtëpinë e tyre në Barcelonë, dyshja e njohur pa se në të kishin hyrë hajdutët.
Sipas mediave spanjolle, në momentin që kishin hyrë hajdutët në shtëpin ishin prinderit e futbollistit, të cilët ishin në gjumë. Ata nuk i ndjenë fare hajdutët që hynë në shtëpi dhe fatmirësisht nuk pësuan ndonjë traum apo lëndim.
Madje sipas raportimeve, ata as nuk e kanë kuptuar që hajdutët kanë hyrë në shtëpi deri në momentin kur janë zgjuar në mëngjes. Sipas të dhënave asnjë person nuk ka arritur të arrestohet deri tani nga policia.