Bella Hadid larg formave perfekte trupore, shfaqet plot strija dhe celulit në postimin e fundit
Bella Hadid e nisi karrierën e saj përmes postimeve në llogarinë e saj në Instagram nga pushimet luksoze në plazh me të motrën, Gigin, si dhe mikeshën e saj të vjetër Kendall Jenner. Tashmë ajo është shndërruar në një ndër modelet më të paguara në botë me kontrata për Nike, Cortese dhe Dior.
Së fundmi Bella është fotografua në plazhet e Cancun-it në Meksikë së bashku me dy mikeshat e saj. Ajo kishte zgjedhur të vishte një palë rroba banje ngjyrë portokalli dhe shfaqet teksa vrapon në breg të detit.
Modelja simpatike mbante disa unaza argjendi në gishtat e saj dhe gjithashtu kishte vënë edhe një palë vathë ari. Nga fotot e publikuara shohim se Bella nuk qenka dhe aq perfekte sa e shikojmë në fotot që ajo poston në rrjetet sociale. Ajo është si pjesa më e madhe e vajzave dhe në trupin e saj ka celulit dhe strija.