Pas suksesit të “Girls”, Bebe Rexha paralajmëron produksionin e ri muzikor “I’m a Mess”
Këngëtarja Bebe Rexha ka qenë pjesë e klipit “Girls” të publikuar vetëm pak kohë më parë në bashkëpunim me Rita Orën. Dyshja paraqitet mjaft atraktive në klipin e ri të publikuar, i cili është një manifest femëror.
Por, duket se Bebe ka gati projektin edhe një projekt të ri muzikor, i cili do të paraprijë albumin e saj “Expectations”. “I’m a Mess” është kënga e re e paralajmëruar nga bukuroshja shqiptare e cila do të lansohet edhe me klip.