Jennifer Lopez nuk e pranon humbjen, synon fitoren në çdo fushë të jetës
Në një intervistë për shfaqjen e Jimmy Kimmel, këngëtarja Jennifer Lopez ka deklaruar se do ta linte partnerin e saj, Alex Rodriguez nëse ai do ta mundte në garë. Ajo këmbëngul se është konkurruese në çdo fushë të jetës dhe bën vazhdimisht sfida me yllin e bejsbollit.
“Jam konkurruese në cdo mënyrë. Nuk e di, është diçka brenda meje. Kur jemi duke bërë ushtrime apo gara, gjithmonë mendoj të jem fitimtare. Ne nuk e sfidojmë asnjëherë njëri-tjetrin vetëm nga një anë. Kur i them që do ta mund, ai ruan seriozitetin. Nuk ka asnjëherë fitore pasi nëse më mund, merr fund gjithçka”.