Lajme

12 June 2018

Dua Lipa rikthehet me ish të dashurin e saj, por fansat i kujtojnë rregullat

Dua Lipa, është rikthyer me ish të dashurin e saj britanik Isaac Carew duke thyer në këtë mënyrë të gjitha rregullat e shkruara nga vetë ajo. Ishte Dua, e cila me një postim në profilin e saj në “Instagram”, tregoi se çifti i ka dhënë edhe një mundësi njëri-tjetrit. Këngëtarja postoi një foto nga arkivat, në periudhën që ishin me pushime në Malibu, në janar të vitit 2015.

Pak kohë më parë, ata u fotografuan teksa ecnin në rrugët e Londrës dorë për dore. Isaac ishte i dashuri i Duas, në kohën që këngëtarja publikoi këngën e saj të parë në Britaninë e Madhe.

Por fansat janë ata të cilët përmes komenteve të tyre i kujtojnë Dua-s këngët e suksesshme të cilat në mënyrë të prerë ndalojnë rikthimin sërish me të dashurin.
Tani duhet të presim nëse Dua e ka një përgjigje.

From the archives. Malibu. January 2015.

Un post condiviso da DUA LIPA (@dualipa) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com