Kylie Jenner largon çdo foto të vajzës së saj Stormi nga rrjetet sociale
Kylie Jenner vazhdimisht postonte për fansat foto të ndryshme të Stormy-t, ku buzëqeshja e saj e ëmbël tërhiqte vëmendjen e tyre. Mirëpo, pas tre muajsh Kylie ka vendosur të mos postojë më asnjë foto dhe video në internet të vogëlushes Stormi duke ruajtur kështu privatësinë e saj.
Në profilin e saj në “Instagram”, Jenner postoi një foto ku shfaqej me vajzën e saj, imazhin e së cilës e kishte prerë. Mirëpo komentuesit nuk e kanë pritur mirë faktin se nuk e shohin fytyrën e plotë të saj.
“Ke prerë bebin tënd nga foto”, shkruan njëri dhe komentuesit dhe Jenner i përgjigjet: “Po, e preva vogëlushen time nga foto. Nuk dua të postoj foto të saj në këtë periudhë.”
Jenner hoqi nga profili i saj në “Instagram”, të gjitha fotot ku shfaqej fytyra e vogëlushes.