Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl realizojnë sesionin e veçantë fotografik para ditë para dasmës
Vetëm pak ditë larg nga dita e madhe, ku në një ceremoni madhështore në ShBA këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë, me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.
Por para dasmës çifti ka realizuar së fundmi një set të veçantë fotografik. Në rrjetet sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi nga fotosesioni i tyre para dasmës, ku shfaqen mjaft elegantë teksa pozojnë afër një pishine.
Afërdita dhe Jakubi nuk hezitojnë që të shkëmbejnë edhe puthje para aparatit fotografik. Ajo duket shumë bukur në fustanin e bardhë, teksa edhe Kindl rrëmben vëmendjen me dukjen e tij plot elegancë.