Lajme

13 June 2018

Një unazë e veçantë, plot shkëlqim dhe me diamante vetëm për Ariana Grande

Ariana Grande i habiti të gjithë me fejesën e saj të papritur. Madje shumë njerëz u treguan mjaft skeptikë duke mos e besuar diçka të tillë por tashmë veprimi i fundit i saj hedh poshtë çdo dyshim.

“Daily Mail” ka publikuar fotot e para të unazës së Arianës dhe ajo është thjesht e mrekullueshme. Pete Davidson duket se ka harxhuar një shumë marramendëse për unazën mahnitëse që Ariana mban në gisht dhe shkëlqimi i saj gati të verbon.

Unaza e saj është e firmës “Tiffany & Co” dhe ka kushtuar plot 93 mijë dollarë pasi është e mbushur me diamante. Thuhet se Davidson e ka zgjedhur atë që në maj dhe është bërë për dy javë, posaçërisht për Grande-n.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com