Lajme

14 June 2018

Ja si e thërret me përkëdheli reperi Gjiko të dashurën e tij Elita….

Reperi Gjiko i ftuar në “Top Show Magazine” ka folur për historinë e tij të dashurisë me Elita Rudin. “Elita është e dashura ime. Ne bashkëjetojmë ndaj si me unazë, e si pa unazë është njësoj. Ajo është 24 vjeç, i duhet të punoj edhe pak”, ka treguar Gjiko.

I pyetur sesi e thërret me përkëdheli të dashurën e tij, Gjiko përgjigjet: “E thirri Eli ose Gjyle. Ishte Shën Valentini dhe për shkak të angazhimeve na u prishën planet. Pashë fluturimet dhe kishte një fluturim të lirë për në Verona. Të them të drejtën, as nuk e dija se nga i binte dhe se ishte vendi i Romeos dhe Xhuljetës. E zgjova në mengjes Elitën, i kërkova të bëhej gati se kishim vetëm 30 minuta kohë për t’u nisur. E kështu lindi historia e Rremës dhe Gjylit.”

Gjiko paralajmëroi se ndoshta shumë shpejt çiftin do ta shohim edhe në një bashkëpunim muzikor.

Oooj gjyle @elita.rudi 😁❤️

Un post condiviso da GJ I K O (@gjikotheflyboy) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com