Lajme

15 June 2018

Ronela Hajati publikon “Do ta luj”, në videoklipin e këngës nuk mungojnë skenat qesharake

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ashtu sikurse kishte paralajmëruar ka publikuar këngën e saj më të re “Do ta luj”. Këngë është e zhanrit ‘reggae’ dhe është punuar në studion Tull Production. Për vijën melodike dhe tekstin është kujdesur vet këngëtarja.

Këngëtarja e njohur vjen kësaj radhe më e veçantë në klip, me një paraqitje që nuk jemi mësuar ta shohim. Ronela ka vendosur që në këtë klip të shfaqet bionde, duke rrëmbyer kështu vëmendjen me ndryshimin e saj të ri.

Ndërkohë skenat qesharake në bashkëpunim me modelin në klip nuk mungojnë, kjo pasi edhe stili i këngës është i tillë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com