Lajme

19 June 2018

Më në fund, Dua Lipa reagon pas spekulimeve për tradhëti nga i dashuri i saj Isaac Carew

Ditët e fundit u përfol se Isaac Carew e tradhëtoi Dua Lipën me një vajzë misterioze në një klub nate në Londër nën ritmet e këngës “One Kiss”. Menjëherë Isaac Carew, reagoi përmes një statusi në “Instagram” ku tregonte se ndodhej në një klub gay në Londër dhe se po kërcente me mikeshën e tij.

“Nuk dua që ju të mendoni se Dua është në një lidhje me dikë që nuk e dashuron dhe e respekton atë. Ajo nuk do e pranonte”, shkruante ndër të tjera Issac në profilin e tij në “Instagram”, ku konfirmoi se ai dhe Dua, kanë vendosur të rikthejnë lidhjen e tyre.

Të gjithë ishin duke pritur reagimin e Duas dhe ai nuk vonoi. Dua dhe Isaac u fotografuan teksa ecnin dorë për dore duke i dhënë në këtë mënyrë fund lajmeve të tradhëtisë dhe krizës mes tyre. E mesa duket historia e tyre e dashurisë vazhdon më e fortë se kurrë, pasi Isaac fluturoi drejt New York-ut për t’iu bashkuar Duas në angazhimet e saj muzikore.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com