“Ku vajti dashuria” thotë Elvana Gjata në projektin e ri muzikor
Këngëtarja Elvana Gjata ashtu sikurse kishte paralajmëruar ka publikuar projektin më të ri muzikor i cili është në gjuhën shqipe. Produksioni i ri muzikor titullohet “Ku Vajti”, teksti i së cilit është shkruar nga vetë këngëtarja.
Videoklipi është xhiruar vetëm në një sfond të bardhë ku nuk mungojnë performancat e balerinëve nën koreografinë e Albi Nakos shoqëruar edhe nga vetë Elvana. Ajo shfaqet e veshur bardhë e zi, me një body, pelerinë dhe xhaketë.
Kënga është tejet ritmike dhe me siguri do të jetë kthehet në një hit.