Bebe Rexha rrëfen luftën e saj të përditshme me ankthin
Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi ka dhënë një intervistë për “Teen Vogue”, ku ka rrëfyer eksperiencat e saj muzikore dhe ka folur për herë të parë për shëndetin e saj mendor.
“Unë qaj shumë. E kam të vështirë. Kam terapistin tim dhe kam njerëz me të cilët flas. Është një betejë e përditshme. Unë nuk dua ta ushqej, por jeta ime është kaq e çmendur. Kur shkova fillimisht në vitin e parë të kolegjit, isha kaq intensive. Unë nuk dija se si të reagoja dhe të përfshihesha mes njerëzve. Unë kam qenë shumë e shqetësuar gjatë gjithë kohës. Isha e shqetësuar kur isha një vajzë e vogël, thjesht nuk e dija se çfarë ishte. Së fundmi, kur e kuptova, isha si ‘Oh… Më në fund, e kuptoj. Kam ankth “, është shprehur Bebe.