Instagram vjen me risi të reja, aplikacioni IGTV, iu lejon postimin e videove 60 minutëshe
Instagram po shndërrohet në një nga rrjetet sociale më të përdorura. Ai po bëhet gjithmonë e më shumë praktik sidomos me inovacionet dhe risitë e reja që sjell për përdoruesit.
Kompania së fundmi ka publikuar një aplikacion të ri të quajtur IGTV, përmes të cilit do të keni mundësi të ngarkoni video deri në një orë. Video-t do të shfaqen të plota në ekran dhe do të jenë më të gjata.
Hyrja në IGTV bëhet nëpërmjet dy mënyrave: ose përmes butonit që ndodhet lart në të djathtë të llogarisë ose duke shkarkuar programin më vete. Pasi është ndjekur njëra prej këtyre dy rrugëve do mund të shihen video që zgjasin deri në një orë. Gjithashtu mund të ngarkohen edhe video-t aty.
Ekzistojnë katër kategori të ndryshme për videot-t: For You, Following, Popular dhe Countinue Watching. Gjithashtu do të ketë edhe kanale personale të VIP-ave, si Selena Gomez apo Kim Kardashian, të cilat pritet që të jenë edhe më aktive se më parë.