Genc Prelvukaj dhe NRG band i këndojnë dashurisë në këngën e tyre më të re
Genc Prelvukaj dhe NRG band kanë sjell bashkëpunimin e ri mes tyre.
“Dashnia jeme”, titullohet kënga më e re e dyshes e shoqëruar me një videoklip shumë interesant të realizuar nga kompania e Prelvukajt, Black Fish Entertainment.
Që në sekondat e para të këngës, ritmet e saj të bëjnë të kërcesh. Siç thotë dhe Besniku gjatë kësaj kënge, “shancet janë zero” që mos ta pëlqeni këtë këngë. Për më shumë ndiqni videoklipin e publikuar në YouTube.