Spektakël, emocion, lot në sfilatën e Louis Vuitton
Virgil Abloh u emërua drejtor artistik i Louis Vuitton për koleksionet e meshkujve dhe të gjithë prisnin me padurim çfarë ai kishte për të ofruar në shtëpinë më prestigjioze të modës në botë.
Stilisti ganezo-amerikan i kaloi pritshmëritë duke i lënë të gjithë pa fjalë me koleksionin e tij, i cili rezultoi një revolucion i vërtetë stili duke sjellë një arritje të jashtëzakonshme për komunitetin afro-amerikan.
Ai ia ka dalë te tejkalojë hendeqet e racizmit në industrinë e modës duke u bërë i pari afro-amerikan në shtëpinë e modës Louis Vuitton. Dhe për këtë moment historik në industri, të gjithë VIP-at u paraqitën në rreshtin e parë.
Një nga momentet më emocionuese ishte takimi i Virgil me mikun e tij të vjetër dhe bashkëpunëtorin Kanye West në fund të sfilatës.