Rezarta Shkurta publikon videon e vogëlushes së saj dhe ëmbëlsia e saj do ndryshojë ditën tuaj
Edhe pse ishte betuar se nuk do të bënte më postime të vajzës së saj Hera, Rezarta Shkurta nuk ka mundur dot t’i rezistojë dëshirës për të ndarë me fansat e miqtë, një moment të ëmbël me vogëlushen e saj.
E xhiruar kohë më parë, video tregon momentin kur mami Rezarta e pyet vajzën: Çfarë e ka mami Herën?
Bashkëngjitur videos Rezarta shkruan:
“Isha betuar se nuk do e publikoja më vogëlushen time! Po sa e vështirë t’i rezistosh! Sa emocion kur gjen video të vjetra. Hera 2 vjeç e pak, look-u i saj post plazhi”.