Lajme

25 June 2018

Alban Skënderaj dhe Young Zerka paralajmërojnë produksionin e ri muzikor dhe premtojnë një verë të nxehtë

Dy këngëtarët Alban Skënderaj dhe Young Zerka kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale këngën e tyre më të re. “Deja Vu” do të mbajë titullin produksioni i tyre më i ri muzikor. Albani dhe Zerka kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Këngë e tyre “24 orë” u shndërrua në një hit dhe është klikuar mbi 10 milionë herë në YouTube.

Ndër projektet e fundit që ka lansuar Skënderaj është dueti me Noizyn që u publikua më 8 qershor. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat e tyre dhe dy javë pas lansimit videoklipi është klikuar mbi 3.3 milionë herë në YouTube.

Young Zerka para tri javësh lansoi këngën “Belly Dancer” në bashkëpunim me DJ Moh Green dhe Faydee. Videoklipi i kësaj kënge ka arritur afro dy milionë shikime në shërbimin më të popullarizuar të shpërndarjes së videove.

Kjo vere do jete shume e nxehte 🔥🔥🔥 #Dejavu #ComingSoon

Un post condiviso da Alban Skenderaj (@albanskenderaj) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com