Lajme

26 June 2018

Landi i West Side Family publikon për herë të parë foto me të dashurën

Janë të rralla rastet kur Landi Hysi flet për jetën e tij private, por edhe më ta rralla rastet kur poston foto me të dashurën.

Si sot, hera e fundit pas më shumë se një viti, një foto me Jolin.
Edhe pse jetojnë një dashuri të gjatë, Landi dhe Joli e ruajnë gjithçka për vete, aq sa edhe kur pyetet në intervista të ndryshme, këngëtari i grupit West Side Family, ka dëshirë ta devijojë bisedën në një temë tjetër.
Jo sepse i shmanget kureshtjes publike, por më shumë sepse është i përkushtuar te jeta artistike dhe kështu do që ta drejtojë vëmendjen e publikut dhe fansave që ndjekin muzikën e tij vetëm aty.

Këtë verë, Landi dhe Miri, pas këngës së tyre të re “Komshije”, janë gati të nisin turet nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë, por, edhe jashtë saj.

#KidonOldie

A post shared by Landi Hysi (@landifornia) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com