Lajme

26 June 2018

Miss Amerika nuk ka më kriter kryesor bukurinë, hiqet edhe dalja e konkurenteve në skenë me bikini

Pas muajsh diskutimesh kontroversale rreth organizimit të Miss America, është anunçuar se do të ketë një ndryshim thelbësor në përzgjedhjen e konkurenteve. Tanimë nuk do të ketë dalje të konkurenteve në skenë me rroba banjo. Kriteri kryesor për përzgjedhjen e tyre nuk do të jetë më bukuria. Stafi organizues bëri një lajmërim ku shprehej se “çdo kandidate do të merrte pjesë në një diskutim me jurinë, ku do të theksojë arritjet dhe qëllimet e saj në jetë…dhe si do e përdorë talentin, pasionin dhe ambicien për të mbajtur titullin dhe për të bërë punën e Miss America.
Këto ndryshime erdhën pas një skandali të ndodhur muajt e fundit ku u përfshinë disa fituese të Miss-it ndër vite si edhe drejtues të këtij kompeticioni.
“Miss America do të përfaqësojë një gjeneratë të re femrash që do të jenë të fokusuara në arsimim, impaktin shoqëror, talent dhe fuqizimin e gruas. Ne po kalojmë një revolucion kulturor në vendin tonë me femra që kanë guximin ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet.”-është thënë në anonçimin për media ku gjithashtu është bashkangjitur hashtagu që do të përdoret për këtë nismë të re, #byebyebikini.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com