Vetëm dy ditë larg por Afërdita Dreshaj mezi po e pret dasmën e saj
Edhe dy ditë larg nga martesa e këngëtares shqiptare Afërdita Dreshaj, me hokeististin çek, Jakub Kindl. Në 29 qershor ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Pak ditë më parë çifti realizoi edhe fotot e dasmës dhe përmes një fotoje që publikoi sot Afërdita, na tregoi se duken të mrekullueshëm. “Vetëm dy ditë”, ka shkruar Afërdita duke treguar se mezi po e pret ditën më të rëndësishme në jetën e saj.