Lajme

28 June 2018

Majk zgjedh një veshje të njëjtë si Gigi Hadid në videoklipin e këngës “ Paris Milano” në bashkëpunim me Getoar Selimin

Kanë kaluar vetëm dy ditë që nga publikimi i këngës së re mes Majk dhe Getoar Selimit “ Paris Milano”, por menjëherë kënga ka marrë shumë klikime dhe komente pozitive. Në videoklip vëmendje tërhoqën edhe veshjet super të shtrenjta që të dy reperat kanë përdorur.

Veçanërisht e diskutuar ishte veshja e Majk e dizenjuar nga “Versace” dhe që kushton plot 2885 euro. Por më surprizuese se vetë çmimi i kësaj veshje është fakti se këtë veshje më parë e kemi parë të veshur tek modelja e famshme Gigi Hadid.

Ndërkohë që Majk e ka veshur si robëdëshambër, Gigi Hadid e ka veshur si këmishë sipër një bluze me barkun jashtë, kombinuar me xhinse të zeza.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com