Dafina Zeqiri paralajmëron hitin e verës, publikon trailerin e këngës së re
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për “Fuego” të cilën këngëtarja do ta publikojë edhe me klip.
Javë më parë ajo ndau me ndjekësit disa fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilat shfaqej mjaft atraktive në bikini.
Ndërsa së fundmi, Dafi vendosi të publikojë për fansat trailerin e klipit të ri, në të cilin do të vijë mjaft ‘e nxehtë’.
Këngëtarja shfaqet në bikini të zeza, teksa shijon notimin pranë një ujëvare.